Ish- mesfushori i Kombëtares shqiptare ka përjetuar sot për herë të dytë emocionin e bukur të të bërit baba.Erion Bogdani ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram lajmin e bukur se sot më 19 maj familjes së tij ju shtua një vajzë të cilën prindërit e kanë quajtur Alice.“Asgjë nuk është më e bukur sesa një jetë e re që lind” ka shkruar ish-futbollisti në postimin e tij.
