Mick Schumacher, i biri i shtatë herë kampionit të botës Michael, do të drejtojë Ferrari F2004 gjatë fundjavës së Cmimit të Madh të Gjermanisë. Me rastin e Drivers’ Parade që është programuar pikërisht në 28 korrik mbi cirkuitin gjerman, Schumi jr do të ketë nderin të zbresë në pistë me makinën legjendare, me të cilën i ati Michael fitoi Botërorin e tij të fundit në Formula 1, përpara 15 vjetësh.
Mick Schumacher, piloti i “Ferrari Driver Academy”, është shumë i lidhur me pistën e Hockenheim, ku fitoi titullin europian të Formula 3 në 2018 e ku gjithashtu, i ati rrëmbeu fitoren e parë në cirkuitin e shtëpisë në vitin 1995 kur drejtonte Benetton. Ndërsa më vonë e përsëriti edhe në vitin 2002, 2004 e 2006 me skuderinë italiane. Piloti nga Prema, që garon në kampionatin e Formula 2, e ka komentuar kështu mundësinë që do të ketë për tu ngjitur në timonin e F2004: “Them se është e pabesueshme që do të mund të drejtoj këtë makinë, aq më tepër në një pistë si ajo e Hockenheimit që më ngjall shumë nostalgji. Hera e fundit që kam qenë në këtë cirkuit kam mundur të festoj titullin tim të Formula 3. Vëretet do të jetë bukur që të kthehem të ngas një nga makinat më të fuqishme e fituese të historisë së Formula 1. Po pres me padurim”, përfunoi Shumaker jr, i cili synon tw ecw nw gjumwt e tw atit.