Enzo Maresca është emëruar zyrtarisht trajner i Chelsea, duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon. Italiani ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Blutë e Londrës, deri në verën e 2029-tës, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër edicion.
Chelsea ka një marrëdhenie positive me trajnerët italianë përgjatë viteve, pasi Maresca është italiani i shtatë në histori që ka marrë drejtimin e Bluve.
“Chelsea është një ndër klubet më të mëdha në botë dhe dëshira e çdo trajneri për të punuar këtu. Kjo është arsyeja që jam mjaft i emocionuar që më është dhënë një mundësi e tillë. Unë jam i vendosur të shoh përpara dhe të punoj me këtë grup lojtarësh të rinj. Synimi është të bëhemi të suksesshëm, në mënyrë që të bëjmë krenarë edhe tifozët tanë”, ka thënë Maresca në fjalët e tij të para.
Në Stamford Bridge, Maresca do të punojë me të njëjtin staf që punoi në klubin e Leiçester Cityt, përfshirë këtu edhe portierin Ëilly Caballero.
Në Londrën Perëndimore, Maresca do të ketë një sfidë të vështirë, pasi klubi synon të rikthehet sërish në nivelet më të larta, jo vetëm të futbollit anglez, por edhe më gjerë se kaq. Koha do të jetë dëshmitarja më e madhe e epokës së Enzo Maresa në “Stamford Bridge”.