“Franka Lampard na tregoi një histori kur ai fitoi titullin e Champions League në vitin 2012, në një kohë kur skuadra po kalonte nëpërmjet një periudhe të vështirë. Ai është një trajner që na përshtatet më së miri.
Nuk kemi frikë nga Real Madrid. Kemi shumë respekt për ta. Kjo është një ndeshje e madhe futbolli dhe i njohim mjaft mirë aftësitë e tyre. Do të përpiqemi t’i mbajmë largo zonës tonë, të punojmë bashkë me mbrojtësit tanë dhe të shpresojmë për një ndeshje pozitive.
Në aspektin personal, nuk kam presion. Kjo është thjesht një ndeshje futbolli. Mendoj se ende nuk e kam arritur nivelin tim maksimal tek Chelsea. Nuk kam shumë kohë këtu dhe po përballem me një ligë tjetër dhe me një qytet tjetër. Nuk është e lehtë, megjithatë, unë po jap më të mirën time. Synimi im është që të bëhem një lider. Diçka të tillë e kam ëndërruar që nga momenti kur nisa të luaj futboll. Kjo më bën të lumtur dhe e falenderoj trajnerin Lampard për fjalët pozitive.”