Enrique Setien dhe Sergio Busquests, optimist për duelin e sotëm!

Sport

Enrique Setien, trajneri i Barcelonës

“E vërteta është se nuk e kam menduar ndonjëherë që kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit në krye të Barcelonës. Jemi të përgatitur për këtë sfidë dhe jemi gati ndaj Napolit, për gjithçka që ata do tentojnë të bëjnë ndaj nesh. Kundërshtari jonë e vërtetoi edhe takimin e parë që kanë kapacitet jo vetëm të bëjnë një lojë të mirë, por gjithashtu edhe të krijojnë raste. Ata janë skuadra me përqindjen më të lartë të kontrollit të topit në Serie A dhe po ashtu kanë një mbrojtje të mirë. I kemi studiuar në detaje, sepse kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta bërë diçka të tillë dhe do përpiqemi të ulim rrezikshmërinë e tyre. Mendoj se e kishim të nevojshme një pushim pas disa ndeshjesh radhazi në kampionat. Tani jemi gati për sfidë dhe vijnë me energji të reja. Stili im i lojës? Mendoj se nuk e kemi humbur identitetin, ndërsa midis trajnerëve sigurisht që ka ndryshime në lojë. Jemi krenarë për atë që kemi arritur në disa aspekte, ndërsa ato që na kushtojmë, do përpiqemi t’I përmirësojmë ditë pas dite”.

Sergio Busquests, mesfushori i Barcelonës:

“Jemi tepër optimist për këtë sfidë. Kemi pasur në dispozicion disa ditë kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje, ndërsa e dimë se në fushë gjithçka mund të ndodhë. Ky është dueli i kthimit pas atij barazimi 1-1 në San Paolo, megjithatë, ne do zbresim në fushë me objektiv të qartë dhe do I qendrojmë besnik filozofisë sonë. Takimi I trajnerit Setien me Leo Messin? Gjithçka që flitet për përmirësim, është e mirëseardhur. Stërvitja gjatë kësaj kohe ka qenë pozitive për ne. Dëshirojmë të vazhdojmë më tej në këtë kompeticion dhe të kualifikohemi në “Final 8”, por së pari duhet të kalojmë këtë kundërshtar të vështirë që kemi përpara. Sa I përket të ardhmes së Setien, ky është një vendim I klubit, por nëse ai vazhdon me ne, kjo do jetë diçka e mirë për të gjithë. Megjithatë, shqetësimi jonë I momentit është vetëm Napolit”.