Enis Bardhi, shqiptari i Maqedonisë që ia kalon Messit e Ronaldos

Sport

enisibardhisss

Mungoi sërish Armando Sadiku, i cili qendroi në stol për Levanten në ndeshjen kundër Atletik Bilbaos. Mirëpo ka qenë një tjetër shqiptar si Enis Bardhi, ai që është bërë protagonist në suksesin e rëndësishëm të ekipit valencian, në transfertën e vështirë të së hënës. Ai ka shënuar dy supergola në këtë ndeshje të javës së 34-t të La Ligas spanjolle.

arm sadiku

Mesfushori me origjinë shqiptare, por që ka zgjedhur të mbrojë mbron ngjyrat e Maqedonisë, ka shënuar dy gola të shpejtë në minutat e 43 e 45-t të pjesës së parë, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi 2-1. Por e veçanta ishte që i realizoi të dy përmes goditjeve të dënimit. Aq sa mjaftoi për të shtangur stadiumin “San Mames”.

enis bardhi
Por përtej kësaj, faqja e internetit “Opta” që merret me statistika të futbollit ka publikuar se Enis Bardhi është lojtari më i mirë për gjuajtje të lira në La Liga këtë sezon. Ai në 15 tentativa nga goditjet e lira ka shënuar katër gola. Gjë që duke e llogaritur përqindje, e bëjnë futbollistin më efektiv sa i takon gjuajtjeve nga këto pozicione. Madje duke ia kaluar edhe Messit, që ka gjashtë gola nga goditjet standarte, mirëpo pas plot 46 tentativash nga pozicione të tilla. Kurse Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë gol me goditjet e dënimit, megjithëse ka bërë 14 përpjekje.