Elon Musk mund të blejë Manchester United

Sport

Elon Musk njihet për çmendurinë e tij në shpenzimin e pasurisë dhe njëra nga çmenduritë e radhës që mund të bëjë, është blerja e Manchester United. Ajo që nisi si shaka disa muaj më parë, ka nisur të bëhet sërish një temë diskutimi në mbarë mediat ndërkombëtare.

Miliarderi 51 vjeçar është duke monitoruar me kujdes situatën e klubit anglez, që prej kohësh është në shitje nga familja amerikane Glazers, që përgjatë kohëve të fundit, po përballet me protestat e tifozëve, për shkak të keqadministrimit të klubit.

Sipas informacioneve, besohet se Musk është gati të ofrojë deri në 4.5 miliard paund për të marrë në pronësi klubin e Manchester United. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ky do të ishte investimi më i madh i bërë ndonjëherë në futboll.

Një detaj që mund ta shtyjë pronarin e Teslas dhe të Tëitterit që të blejë United, është fakti se Musk është një tifoz i klubit në fjalë që prej fëmijërisë së tij, diçka që e ka konfirmuar vetë në rrjetet sociale.

Më tepër se kaq, 51 vjeçari e di shumë mirë rëndësinë, apo peshën që ka një klub si Manchester United në mbarë rruzullin. Me fjalë të tjera, në rast blerje, të ardhurat e marketingut do jenë gjithashtu të kënaqshme në arkat e amerikanit.

Musk, me një pasuri prej 190 miliard dollarësh, është konsideruar si personi i dytë më i pasur i planetit.

Ndërkohë, sa i përket blerjës së Manchester United, në skenë kanë dalë edhe një grup investitorësh sauditë, por që çështja mbetet ende në vend-numëro.