Elkann mbron Juven: Padrejtësi e dukshme

Sport

4 ditë pas dënimit që gjykata federale e apelit imponojë ndaj Juventusit duke i ulur 15 pikë në renditje ka reaguar drejtori i përgjihshëm i grupit EXOR që është koorporata me më shumë aksione tek Juvja, John Elkann. Ai ka qëndruar në të njëjtën linjë si drejtori i përgjithshëm i klubit bardhezi, Svanavino duke e emërtuar si të padrejtë vendimin e gjykatës federale

“ Juventusi është skuadra më e dashur dhe më e ndjekur në Itali. Ky vendim përfaqëson një padrejtësi të dukshme, dicka që e kanë pranuar shumë persona , madje dhe ata që nuk janë tifozë të Juves. Ne do të mbrohemi më vendosmëri për interes të tifozvë tanë  dhe për të gjithë ata që e duan furbollin”-deklaroi  nipi i ish presidentit legjendar të “Zonjës së Vjetër”, Gianni Agnellit, i cili foli për këtë temë pikërisht me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të gjyshit të tij. Më tej Elkann u ndal edhe tek e ardhmja e futbollit në Itali.

“ Shresoj që klubet dhe qeveria ta ndihmojnë futbollin. Juventusi nuk është problemi, por është pjesë e zgjidhjes. Po flasim për të ardhmen e Serisë A, sepse aktualisht kampionati ynë nuk ka më atë shkëlqim të dikurshëm dhe rrezikon që të shndërrohet gjithnjë e më pak tërheqës “- përfundoi John Elkann, i cili pas dorëheqjes së Andrea Agnellit dhe kupolës që drejtonte Juven, ka marrë në duar fatet e klubit bardhezi duke vendosur president një njëri shumë të besuar të tij, sic është financieri Gianluca Ferrero.