Eliminimi nga Champions League, Antonio Conte i paraprin shkarkimit

Sport

Pas liminimit nga UEFA Champions League, Antonio Conte i paraprin shkarkimit. Disfata ndaj Milanit në raundin e 1/8-tat, duket sikur ka vendosur përfundimisht të ardhmen e trajnerit italian në krye të stolit të Tottenham.

Prej kohësh diskutohet një rinovim mes palëve, mirëpo ka qenë Conte ai që nuk ka pranuar të hedhë të zezën mbi të bardhë përgjatë kësaj kohe. Sakaq, kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga skadimi i marrëveshjes, Conte do e pranonte me shumë kënaqësi shkarkimin nga drejtuesit e klubti, duke mos pritur as fundin e sezonit.

Kështu është shprehur për mediat 53 vjeçari, pasi skuadra e tij u eliminua nga Milani mbrëmjen e së mërkurës.

“Marrëveshja ime me Tottenham përfundon në Qershor, por klubi mund të më shkarkojë edhe përpara mbylljes së sezonit. Ndoështa pritshmëritë ishin më të larta dhe drejtuesit mund të ndihen të zhgënjyer. Gjëja më e rëndësishme për një trajner është që të punojë dhe të ngrejë pritshmëritë, por këtë sezon ne nuk ia kemi dalë dot ta bëjmë diçka të tillë”, ka cituar ndër të tjera Conte, i cili në këtë mënyrë i ka paraprirë shkarkimit.

Ashtu sikurse e ka theksuar edhe më parë, nëse nuk shkarkohet përpara mbylljes së sezonit, italiani deklaroi se vendimin për të ardhmen e tij do e marrë vetëm në fund të këtij edicioni futbollistik.

Objektivi kryesor i Tottenham për pjesën e mbetur të sezonit, është të sigurojë një vend në Champions League për vitin e ardhshëm. Për momentin, Spurs renditen të 4-tit në tabelë.