Eliminimi nga Champions League, Al Khelaifi sqaron situatën e trajnerit Luis Enrique

Sport

Eliminimi i PSG nga Champions League, nuk sjell asnjë rrezik për trajnerin Luis Enrique. Tekniku spanjoll ka një kontratë deri në 2025-tën me kampionët e Francës, ndërsa do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit, të paktën edhe për një tjetër edicion, atëherë kur përfundon edhe marrëveshja në fuqi.

Të ardhmen e 53 vjeçarit e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit parizien, Nasser Al Khelaifi. “Luis Enrique? Ne po ndërtojmë një project afatgjatë, me skuadrën më të re në Europë. E ardhmja do të jetë e ndritur për ekipin tonë, kështu që vazhdojmë përpara”, ka thënë Al Khelaifi.

Më tej, numri një i Parisit ka komentuar edhe përballjen e dyfishtë ndaj Borussia Dortmund në gjysmëfinale, duke thënë se ekipi i tij ishte i pafat ndaj gjermanëve, dhe për këtë majfton të përmendim 6 shtyllat e krijuara, 4 prej të cilave ndodhën në Parc des Princes.

Megjithatë, Al Khelaifi, në fund ka uruar Dortmundin për kualifikimin, ndërsa ka shtuar se Parisi nuk do të heqë dorë nga ëndrra e madhe për të triumfuar në Champions League.