Eleminimi nga botërori, flet kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer

Sport

neuer
Eleminimi i kampionëve të botës në fuqi që në fazën e grupeve është padyshim surpriza më e madhë e “Rusi 2018”. Panzerat u turpëruan teksa e mbyllën të fundit në grupin e tyre, ndërsa lojtarët në fushë dukej sikur i kishin detyruar t’i luanin ato 90 minuta ndaj Koresë së Jugut.Pas zhgënjimit, ndër të parët që ka folur ishte kapiteni Manuel Neuer.
“Ishte gjithçka në dorën tonë. Është patetike që të kënaqemi me triumfet e kaluara. Nuk bindëm në asnjë nga takimet e fazës së grupeve. Më parë, kundërshtarët tregonin frikë dhe respekt ndaj nesh në fushën e lojës. Ndërsa tani, edhe po të kualifikoheshim, të gjithë do të donin të përballeshin me ne”-shprehet Neuer.

manuel
Shpjegimi i kapitenit tregon qartë se çfarë ka ndodhur me skuadrën e Joachim Low. Një dështim që u bashkangjitet atyre të kampionëve të tjerë evropianë në të kaluarën, si Franca, Italia dhe Spanja, të eleminuara në edicionin pasardhës që në fazën e grupeve. “Duhet të analizojmë atë çfarë ndodhi. Nuk ishte Gjermania ajo që luajti këto 3 ndeshje. Unë si kapiten u përpoqa të motivoja skuadrën edhe gjatë stërvitjeje, por nuk funksionoi”-shtoi portieri i Bayern Munchen.