Eleminimi i Guardiolas, milionat nuk sigurojnë dot ‘faktorin’ Messi!

Sport

guardiola
Absolutisht një nga trajnerët më të mirë dhe më dominues të kësaj dekade, Pep Guardiola e sheh veten sërish jashtë Champions League, madje pa arritur as gjysmëfinalet. Tekniku i Manchester City do festonte si i çmendur pas golit të Sterling në fund të takimit, gol që për fatin e keq të katalanasit do të anullohej nga VAR. Miliona të shpenzuara në merkato, por me Manchester City-n që ka mbetur në vend-numëro. Në tre sezonet e fundit, me Guardiolën në stol, City ka shpenzuar 608 milionë euro për përforcime në merkato. Shifra shkon në 812 milionë, nëse shtohen edhe milionat e shpenzuara për periudhën kur Guardiola drejtoi Bayernin. Ai i mori bavarezët pas triumfit të Jupp Heynckes dhe bleu lojtarë si Götze, Thiago Alcántara, Arturo Vidal, Benatia e Douglas Costa, por në Champions League ndalej gjithnjë në gjysmëfinale. Ndërkaq, në sezonin e parë te City u shpenzuan 213 milionë euro, për emra si Stones, Gabriel Jesus dhe Gündogan, ndërsa në Champions erdhi eliminimi nga Monaco.

merlin 153612873 5bb119b9 8972 4087 b4fd 371cab8c5ba2 articleLarge

Vitin pasardhës u vendos rekord, me 317.5 milionë të shpenzuara në merkato, për emra si Bernardo Silva, Ederson, Kyle Walker, Benjamin Mendy, Laporte e Danilo. Por ‘citizens’ do të eleminoheshin pikërisht në çerekfinale dhe pikërisht nga një rival anglez, Liverpooli. Ndërssa këtë sezon buxheti ishte ulur ndjeshëm, me vetëm 77 milionë euro të shpenzuara, ndërsa Riyad Mahrez ishte blerja më e shtrenjtë, për 67 milionë. Rezultati është një tjetër eleminim në çerekfinalet e Champions League nga një rival anglez. Guardiolas i mungon Champions League-a që nga koha kur drejtonte Barcelonën. Arsyeja mund të gjendet fare thjeshtë edhe tek emri Lionel Messi. Milionat e shpenzuara deri më sot nuk mund të zëvendësojnë kurrësesi impaktin e argjentinasit. Edhe vetë Guardiola e ka pranuar disa javë më parë se fakti që kishte në skuadër Messin, e ka ndihmuar të arrijë suksese dhe trofe kaq të mëdhenj.