Paralelisht me gjysmëfinalet e Botërorit, të martën janë luajtur edhe duelet e para të fazës eleminatore të Champions League. Në fushë kanë zbritur edhe dy skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit. Fituese ka dalë vetëm skuadra tetovare, që në Shkup ka shkatërruar me rezultatin 5-0 uellsianët e Neë Saints. Protagonist absolut ka qenë sulmuesi i Shkëndijës, Besart Ibrahimi, i cili ishte autor i plot 4 golave. Kurse realizimi tjetër që plotësoi rezultatin, erdhi nga ish-bomberi i Kukësit, Izair Emini. Kjo fitore mund të thuhet se praktikisht u ka siguruar kuqezinjve të Tetovës kalimin në turin e dytë, megjithëse janë për t’u luajtur edhe 90 minuta në Uells pas 1 jave.
Krejt ndryshe ka shkuar ndeshja e kampionëve të Kosovës, Drita, përballë norvegjezëve të Malmo. Në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, vendësit nuk kanë mundur të gëzojnë dot 10 mijë tifozët e pranishëm, pasi kanë pësuar humbje me shifrat 0-3. Malmo i mbylli llogaritë që në pjesë e parë, me shënimin e dy golave nga Standberg dhe Traustason. Kurse në të dytën, Rosenberg rrumbullakosi gjithcka. Shpresat që Drita të përmbysë situatën në takimin e kthimit, tashmë duken të pakta. Për t’u veçuar ndër ndeshjet e tjera të së martës ishin fitorja e Selltikut 3-0 në fushën e armenëve të Alashkert, apo edhe suksesi i Legias së Varshavës ndaj irlandezëve të Cork City.