ELEMINATORE, GJERMANIA ME FORMACION TE PLOTE NDAJ LUKSEMBURGUT

Sport

Kombëtarja gjermane synon një fitore të domosdoshme kundër Luksemburgut – por në këtë rast, numri i golave mund të luajë gjithashtu një rol vendimtar në duelin me Sllovakinë, e cila ka një avantazh të lehtë. Në përballjet e kaluara kundër Luksemburgut, fitoret e thella kanë qenë të zakonshme për Gjermaninë. Kundër asnjë rivali tjetër me të cilin ka luajtur 10 herë, raporti i golave nuk është më i lartë. Dhe megjithëse Nadiem Amiri me të drejtë thekson se “kohët kanë ndryshuar” dhe edhe ekipet më të vogla luftojnë ndryshe sot, Gjermania duhet të kujdeset të mos kursejë golat të premten. Kjo lidhet me formatin kualifikues për zonën europiane, ku në rast pikësh të barabarta, diferenca e golave ka përparësi ndaj ndeshjee direkte. Kjo do të thotë: nëse Sllovakia mbetet rivali kryesor i Gjermanisë për vendin e parë në grup – që siguron kalimin direkt në Kupën e Botës – atëherë Amiri dhe të tjerët duhet të përmirësojnë diferencën e golave përpara sfidës së dytë me sllovakët. Pas dy ndeshjeve të para, Gjermania jo vetëm që ka tre pikë më pak se Sllovakia, por ka edhe një golevarazh më të dobët. Në këto kushte, Gjermania duhet ta ketë përmirësuar diferencën e golave që t’i mjaftojë një barazim kur skuadrat të takohen në Leipzig më 17 Nëntor. Për këtë duhet të shërbejë sfida ndaj Luksemburgut.