“El Clasico” e futbollit amerikano-jugor, Brazil-Argjentinë në gjysmëfinalen e Kupës Amerika ka nxjerrë fituese Selesaon. Ishte vërtet klasike e futbollit latin, mes dy prej skuadrave më të mëdha në botë, që nuk kursyen spektaklin në fushën e blertë të Maracana. Kështu, brazilianët janë ekipi i parë finalist i këtij turneu, pas fitores 2-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale. Një gol i Gabriel Jesus në minutën e 19-të dhe një tjetër i Firmino në të 71-ën, shërbyen për suksesin e “Selesao”. Në finale, skuadra braziliane do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida midis Kilit dhe Perusë.
Brazili u rikthyer në finale pas 12 vitesh, kurse për Argjentinën dhe Messi-n erdhi zhgënjimi radhës, përderisa për të panumërtën herë “Pleshti” dhe përfaqësuesja e tij nuk arrijnë dot të prekin finalen. Megjithëse nuk kanë munguar as polemikat që kanë detyruar Messin të shprehë indinjatën e tij. Polemikat shpërthyen në lidhje me gjykimin skandaloz, sepse Argjentinës nuk iu dhanë 2 penallti të dukshme, ndërkohë që as ndërhyri fare VAR-i.