Ekuadori merr kryesimin e eliminatoreve te Rusi 2018-të

Sport

russia-653x420
Ekuadori duket të jetë skuadra surprizë e këtyre ndeshjeve të para të eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018-të. Në përballjen me Uruguain në shtëpi, skuadra e trajnerit argjentinas Quiteros gjeti menjëherë rrjetën me anë të sulmuesit Caicedo. Pas fitoreve mbresëlënëse ndaj Argjentinës dhe Bolivisë, Ekuadori u duk i pandalshëm edhe ndaj Uruguait. Pa sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, për të barazuar u desht goli i Edinson Cavanit. Sulmuesi i PSG-ës, i cili tashmë duket se po luan më së shumti në krah të mesfushës, shënoi në minute e 49-të të pjesës së dytë. Por barazimi zgjati vetëm 10-të minuta. Martinez rikthehu Ekuadorin në avantazh duke ngritur në peshë të gjithë stadiumin olimpik Atahualpa. Tashmë skuadra e Quiteros ka marrë kryesimin me 9-të pike të plota, teksa Uruguai i mbetet vendit të tretë me 6 pikë.
Ndërkohë fitore me shumë gola rezultoi ajo e Bolivisë me Venezuelën. Në Stadiumin e njohur, Hernando Siles, të qytetit La Paz, ku luhet në mbi 3500 metra lartësi, Venezuela nuk pati asnjë shans për të fituar. Bolivia kaloi dy here në avantazh brenda 30 minutave, teksa Rondon shënoi për miqtë. Pjesa e pare gjithsesi u mbyll me shifrat 3-1 nga goli i Ramallo. Në pjesën e dytë loja nisi po me gol të Bolivisë. Rudy Cardozo shënoi golin e katërt, teksa 15 minuta më vonë Blanco ngushtoi disi diferencat. Nën nervat e humbjes dhe presionit të rezultatit të tretë negative, Venezuela e mbylli ndeshjen me 10-të lojtar. Këto ishin tre pikët e para për Bolivinë, që shpresat e vetme i mban pikërisht në stadiumin e saj, ku e kanë të vështirë të luajnë të gjithë.