Ekskluzive/ Pescara kërkon Canën? Ja si përgjigjet Loriku

Sport

vfdsfdfv

Lorik Cana është përfolur gjatë orëve të fundit për një kalim të mundshëm te skuadra e Pescarës. Gazeta më e madhe në Itali “La Gazzeta Dello Sport” raportoi se ish kapiteni i kuqezinjve ka nisur kontaktet me klubin ku aktivizohet edhe Memushaj së bashku me Manajn.

I kontaktuar nga portali “Albeu”, Lorik Cana ka hedhur poshtë gjithçka duke deklaruar: “Nuk kam pasur asnjë kontakt me Pescarën. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtet në lidhje me këto zëra të përhapura”.

Loriku për momentin po bën një pushim të shkurtër, për t’u rikthyer më i fortë se më parë, të paktën kështu është shprehur në një postim të disa ditëve më parë kur zyrtarizoi largimin nga kombëtarja jonë.

Fakti që nuk ka një kontratë me Nantën e bën atë një futbollistë të lirë për të gjetur një ekip të ri në çdo moment të sezonit.