DC Comics” ka përgatitur një betejë ligjore kundër klubit të Valencias. Kompania amerikane akuzon klubin spanjoll për kopjimin e logos së superheroit “Batman” dhe ka paraqitur një ankim kundër Valencias në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian (UIPO) për logon përkujtimore të 100 vjetorit të klubit.Siç raporton “El Confidencial”, arsyetimi që ka përdorur “DC Comics” në këtë rast është se logoja e njejtë shkakton konfuzion te publiku.
Ankesa është aktualisht e ngrirë, duke pasur parasysh se të dy palëve u është dhënë 22 muaj kohë për të arritur një marrëveshje, me mundësinë që deri më 30 tetor 2020 Valencia të përdorë logon pa probleme.Një zëdhënës i klubit spanjoll komentoi lajmin për El Confidencial: “Ne nuk do ta ndalojmë përdorimin e “shkopit, vetëm sepse kështu thotë “DC Comics”. Nuk ka markë tregtare që ka një ekskluzivitet botëror mbi shkopinjt. Kur ky klub filloi të luante me këtë logo në fanellën e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dinin akoma se çfarë ishin.