Egnatia mposhtet në miqësore nga Napoli

Sport

Egnatia mundet 4-0 në miqësoren e luksit ndaj Napolit. E tillë mund të quhet për kampionët e Shqipërisë, pasi përballë patën një skuadër që në 2023-shin fitoi Serie A dhe këtë arriti ta bënte në një mënyrë spekatkolare. Sa i përket kësaj miqësoreje, takimi u zhvillua në Castel di Sangro, një qytezë me rreth 6500 banorë, në Provincën e L’Aquila. Sfida qëndroi në ekuilibër deri në minutën e 22, teksa Kvicha Kvaratskhelia zhbllokoi rezultain me një gol finalizim mjfat të bukur, ulje e topit me të djathtën dhe pastaj ekzekutim me të djathtën. 7 minutat më vonë nga një moment i tillë, Egnatia pësoi edhe të dytin. Këtë herë ishte Mateo Politano ai që ndëshkoi ekipin shqiptar. Dy golat e tjerë të sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Simeone në minutën e 52 dhe në fund, ishte Cyril Ngonge ai që vulosi rezultatin në të 68-tën, por vlen të theksohet finalizimi me mjaft elegancë i belgut. Mund të thuhet se kjo miqësore mund të ketë shërbyer si një ngrohje muskulore për Egnatian, sepse në 1 Gusht, kampionët e Shqipërisë do të luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme në shtëpi, sikurse është ajo e kthimt ndaj Vikingur, e vlefshme për kualifikueset e UEFA Conference League. Ndeshjen e parë në transfertë, Egnatia e fitoi me rezultatin 1-0.