Egnatia eliminohet nga Europa. Pasi fitoi 1-0 ndeshjen e vajtjes në transfertë ndaj islandezëve të Vikingur Reykjavik, kampionët e Shqipërisë ngritën shpresa të mëdha se do të kualifikoheshin në turin e tretë eliminator të UEFA Conference League, për më tepër që në aktin e kthimit e luanin edhe në shtëpi. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi. Në Loro Boriçi, Egnatia u mposht 2-0, me skuadrën mike që shënoi nga një gol në secilën pjesë. Fillimisht në minutën e 28, si pasojë e një autogoli i Francois Dulysse. Pas pushimit, kur ekipet kishin vetëm 3 minuta që ishin rikthyer në fushë, islandezët shënuan edhe të dytin me anë të mesfushorit Aron Elis Thrandarson, me rezultatin që më pas mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit. Në këtë mënyrë, Vinikgur kualifikohet në raundin tjetër të UEFA Conference League, kurse Egnatia i jep fund aventurës europiane, teksa tashmë do të përqendrohet në merkato për të përforcuar akoma edhe më shumë skuadrën, në mënyrë që në sezonin e ri futbollistik, t’i bëjë një mbrojtje sa më dinjitoze titullit kampion. Ndërkohë, llogaritë me Conference League i mbylli edhe Partizani, që nga Europa u eliminua nga gjeorgjanët e Iberia, me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Në fakt, ky ishte rezultati i aktit të vajtjtes, sepse ndeshja e kthimit u mbyll në barazim pa gola.