Edon Zhegrova habit me deklaratën pas super-golit

Sport

Pas një periudhe ku nuk ishte kursyer as nga kritikat, Edon Zhegrova ia doli të shënojë golin e parë të karrierës së tij zvicerane. E nuk kishte mënyrë më të bukur për ta bërë, teksa ndihmoi skuadrën e tij Baselin që të mposhtë Zurichun me rezultatin 4:0. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, i cili kishte luajtur vetëm 63 minuta futboll deri tani këtë sezon, u përgjigj më së miri ndaj konsideratës së paktë që ka pasur nga trajneri Koller. Megjithëse i ardhur nga pankina, atij iu deshën më pak se dhjetë minuta për ta shënuar mbase golin e karrierës .

20170706 – Genk , Belgium / Photoshoot Krc Genk 2017 – 2018 /
Edon ZHEGROVA
Picture Vincent Van Doornick / Isosport

Tashmë, ai për mediat zvicerane është shprehur tejet i lumtur për atë që ndodhi. Por mbi të gjitha, me fitoren e Baselit, duke mos dashur të flasë shumë për golin e shënuar.“Dua të them se pikët ishin shumë të rëndësishme në atë ndeshje që për Baselin ishte një derbi. Morëm tri pikë, kështu që për mua më e rëndësishmja është që ekipi të fitojë. Ndihem i lumtur që të gjithë bën punë të mirë për të fituar dhe në fund ia dolëm mbanë”, u mjaftua të thotë Zhegrova për FCB-TV. Teksa si për çudi, nuk ka prekur fare ndjesitë në lidhje me golin e parë të shënuar te Baseli. Aty ku ai erdhi gjatë verës, i huazuar nga belgët e Genkut.