“Rreziku ynë i vetëm nuk është Haaland. Manchester Siti është një kundërshtar, që zotëron lojtarë klasi në cdo sektor të fushës, si për shembull, De Brujn, Gundogan, Foden e Grilish. Kështu që të duhet të bëjmë kujdes në tërësi ndaj një skuadre të tillë. Erling gjithsesi duhet pranuar se e ka bërë më të fortë ekipin e Guardiolas. Janë padyshim ata një ndër favoritët e kësaj Champions League. Vazhdimisht ata sigurojnë 90 pikë apo më shumë në ligën më të fortë të Evropës, që luhet në Angli. Në cdo ndëshje kanë edhe një zotërim topi që shkon nga 70-80 përqind. Këtë e provuam edhe në cerekfinalet e Champions League të vitit 2021, kur humbëm të dyja ndeshjet. Por këtë radhë do të provojmë t’i bëjmë gjërat ndryshe. Nga ana jonë dëshirojmë të fokusohemi tek pikat tona të forta, në mënyrë që të përpiqemi t’u bëjmë keq në monentet e dobëta të tyre. Këtë mund ta realizojmë me shpejtësinë e disa lojtarëve tanë, megjithëse e pranoj që nuk do të jetë aspak e lehtë përballë një skuadre si Manchester Siti.