Edicioni i 123-te i kampionatit italian të futbollit do të ngrë siparin më datë 17 Gusht. Sezoni i ri projektohet të jetë i pasur me emocione dhe me rivalitet mes skuadrave që synojnë titullin kampion, pa harruar edhe garën për Europën apo luftën për mbijetesë. Interi kampion në fuqi niset në “pole –position” dhe mbetet skuadra për tu mundur. Inzaghi nuk ka pësuar asnjë “hemoragji” në grupin e lojtarëve madje është përforcuar me Taremin e Zielinskin. Milani do të nisë një epokë të re më Fonsecën në stol. Morata është “maja e diamantit” përsa i përket afrimeve të merkatos, teksa objektivi mbetet ylli i dytë në fanellë. Klubi më i titulluar italian, Juventusi do të nisë një rrugëtim të ri nën drejtimin e Motës, një mini revolucion në mesfushë me largimin e Rabiot e afrimin e Luiz e Thuram, titulli mungon prej 4 sezonesh dhe rikthimi në majë është synimi i bardhezinjve. Napoli ka nisur një kapitull të ri me Antonio Conten, ndërkohë që nuk duhet asbolutisht nënvlerësuar Atalanta e Berat Gjimshiti, pa harruar dy ekipet e kryeqytetit , Romën e Lazio. Nuk mungojnë as futbollistët shqiptar që do të vijojnë të jenë të shumtë në Serinë A. Do të jetë një edicion i gjithi për tu përjetuar nga vërshëllima e parë e deri në frymarrjen e fundit.
380 ndeshje ku secila do të tregoj një histori më vetë, 380 ndeshje që do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht vetëm në Tring, por transmetimi nuk do të mjaftohet vetëm me kampionatin, pasi në Tring do të keni mundësinë të përjetoni edhe emocionet e Kupës së Italisë dhe Superkupës. Asgjë nuk do të shpëtoj pa kaluar në analizën e emisionit që prej 3 sezonesh është bashkëshoqërues i ndeshjeve të liges italiane, “Serie A Show”. Kampionatin më të dashur nga ju do ta përjetoni edhe një herë në maksimum vetëm në Tring.