Edi Reja zhgënjehet nga rezultati i djeshëm

Sport

Edi Reja, trajneri i kombëtares shqiptare me siguri që do të ketë shumë diskutime për të bërë me lojtarët të cilët lanë që t’u kalonte aq lehtësisht Gudmundson në mes dhe të shënonte në portën e Berishës në minutën e 22-të të ndeshjes. Në konferencën për shtyp pas sfidës, tekniku italian ka shprehur hapur zhgënjimin me pasivitetin e lojtarëve kuqezi në ato momente.

“Mbrojtja jonë bën ndërhyrje të forta por kur duhej të ndalnin lojtarin, nuk bënë asgjë. Atëherë duhej të kishin bërë ndërhyrje. Ishte ndeshje e forte dhe futbolli është lojë që kërkon forcë. Megjithatë, mendoj se islandezët rrëzoheshin vetë në tokë lehtësisht”, tha Reja.