Ai është në qendër të vëmendjes në Itali, prej gjestit të dërgimit të 30 mjekëve shqiptarë për të ndihmuar vendin përtej Adriatikut. Mirëpo, Edi Rama ka folur edhe për futbollin në një intervistë të dhënë për “Gazzetta Dello Sport”. E në veçanti ka zbuluar disa deetaje për dashurinë e tij për Juventusin. “Unë jam juventin që i vogël. Mbi shtratin tim mbaja foton e Zoff. Përpara se të fikja dritën për të fjetur, e shihja përderisa dhe i kujtoja gjyshes time se Dino ishte i madh falë gjyshes së tij, që e ushqente me shumë vezë. Çfarë është Juventusi për mua? Unifkimi i i shpirtit që bën kuadrat për të fituar. Edhe kundër çdo parashikimi! Eshtë një shkollë që të tregon sesi mund të fitosh, duke qenë të bashkuar. Më kanë fotografuar disa herë për xhupat e klubit bardhezi. Janë të bukur dhe të mirë për kohë të vështira si këto. Do të thoja se ia vlen edhe të humbasësh ndonjë zgjedhës interist…”
Por, kryeministri ka folur edhe për adhurimin e tij për Jose Mourinho. “Kur isha në Itali, u afeksionova aq shumë sa gëzova për fitoret e tij. Sigurisht që duket një mëkat i vërtetë për një juventin, por ja që si lexues besnik i ‘Gazzetta’-s nuk mund ta fsheh. Unë kam mësuar shumë nga sporti në nivel mentaliteti dhe strategjie. Kam ndjekur gjithmonë skuadrat dhe trajnerët e mëdhenj për t’u përmirësuar në rolin tim si kryebashkiak, lider, apo si kryeministër. Kam mësuar shumë dhe u jam mirënjohës disave prej tyre. Por mbi të gjithë qendron Jose Mourinho dhe masterklasët e tij”.