Edhe Rummenigge kundër Ozil, Bayern nuk është interesuar për të

Sport

karl heinz
Mesut Ozil duket se është kthyer në njeriun më të padëshiruar nga legjendat e futbollit gjerman. Pas largimit të tij nga kombëtarja e Gjermanisë, ku nxorri në pah të vërteta të pathëna siç deklaronte agjenti i tij, nuk kanë vonuar reagimet e emrave të mëdhenj të ‘panzerave’. Uli Hoeness nuk i kurseu fjalët ndaj tij, ndërsa Lothar Matthäus, ndonëse disi më i maturuar, shprehej qartë që koha e Ozil të Gjermania kishte mbaruar prej kohësh. Sa i përket deklaratave për racizëm në futbollin gjerman, federata e futbollit doli me një komunikatë zyrtare ku hidhte poshtë çdo akuzë të Ozil.

ozil ergogan
Kundër lojtar të Arsenal tashmë është edhe presidenti i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge. Legjenda e ‘panzerave’ thotë se të gjitha akuzat ndaj drejtuesve gjermanë janë shpifje të Ozil dhe agjentit të tij. Madje Rummenigge hedh poshtë zërat se në të shkuarën, Bayern Munchen ishte interesuar për lojtarin, fjalë të konfirmuara këto edhe nga agjenti i Ozil, Erkut Sogut. Mirëpo siç deklarontë ai atëherë, Ozil u sulmua për shkak të origjinës së tij, çfarë e ka penguar të ketë një karrierë të qetë si në klub, ashtu edhe tek kombëtarja. Rummenigge nga ana tjetër është shprehur se Bayern nuk është interesuar as në masën 1% për lojtarin e Arsenal, i cili vazhdon të jetë çështje në futbollin gjerman.