EDHE LUCA MODRIC NE SERINE A?

Sport

Përderisa kontrata që e lidh me Realin i skadon këtë sezon, Luka Modric po mendon seriozisht të transferohet në Serie A. Mesfushori kroat me shumë mundësi nuk do të rinovojë me kampionët e Evropës gjatë verës, duke u larguar kështu pas plot 11 sezonesh me fanellën e Los Blancos. Për më tepër, te Reali priten ndryshime të mëdha në verë dhe Modric nuk duket se bën pjesë në planet e drejtuesve për sezonin e ardhshëm. Kroati në këtë mënyrë do të jetë një futbollist i lirë dhe sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në futbollin italian. E sipas asaj që raportojnë mediat, Inter, Juventus dhe Roma synojnë transferimin e kroatit me parametra zero në merkato. Modric preferon të mbetet në Europë edhe përkundër ofertave stratosferike nga Arabia Saudite, duke se gjigantët italianë do të duelojnë për shërbimet e tij. Ndërkaq, janë zbuluar edhe përfitimet e deritanishme të kroatit, fitues i Topit të Artë në vitin 2018. Konkretisht, sipas portali “Capology” që merret me financat në futboll, është llogaritur se sa ka fituar mjeshtri i mesfushës deri tani në karrierën e tij. Gjithmonë sipas portalit, të ardhurat e përgjithshme të Modriçit në karrierë deri më tani kanë qenë mbi 136 milionë euro, ndërsa këtë vit do të kalojnë shifrën prej 140 milionë eurove. Po ashtu, thuhet se mesfushori kreativ përfiton 420.769 euro në javë nga Reali, duke kapur shifrën vjetore prej 21.8 milionë eurove. Modriç është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012, ndërsa me “Los Blancos” ka fituar gjithçka. 37-vjeçari ka pesë tituj të Ligës së Kampionëve, pesë Kupa të Botës për Klube, tre tituj të kampionit të Spanjës, si dhe trofe të shumtë Superkupash e Kupash.