Edhe Hyka dërgon me gol sinjal për Panuccin

Sport

hyka 1
Pa frikë, ajo e kalaura mund të quhet si fundjava e golave shqiptarëve, pasi edhe Jahmir Hyka ka shënuar me San Jose Earthquakes në Major League Soccer. Tiranasi shtatshkurtër iu rikthye rrugës së rrjetës, për herën e tretë në këtë sezon, megjithëse fatkeqësisht skuadra e tij humbi 2-3 në shtëpi kundër Vankuverit. Goli i 30-vjecari hapi serinë e realizimeve që në minutën e shtatë, kur pasi kontrolloi topin në hyrje të zonës, lëshoi një gjuajtje të furishme që ishte e pakapshme për portierin kundërshtar. Ndërsa pas gati 10 minutash, Erikson e thelloi avantazhin e vendësve në 2-0.

jahmir

Mirëpo, në pjesën e dytë ndodhi habia, përderisa San Jose lëshoi terren, duke pësuar plot 3 herë dhe duke marrë një humbje të befasishme që hodhi në erë gjithcka të mirë që ishte realizuar në fraksionin e parë të lojës. Pavarësisht humbjes së skuadrës, në planin personal Hyka i dërgoi një sinjal të qartë trajnerit të Kombëtares, Christian Panucci, në lidhje me faktin se mund të mbështetet tek ai për dy sfidat e radhë së Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Skocisë. Mesfushori sulmues mund të jetë një zgjedhje e përshtatshme, duke parë mungesat me të cilat duhet të bëjë llogaritë tekniku italian për ndeshjet që e presin në fillim të shtatorit.