Marash Kumbulla është padyshim një nga surprizat e Veronës së Ivan Juric. Paraqitjet e mbrojtësit 20-vjecar shqiptar nuk kanë ngelur pa u vërejtur nga skuadrat anembanë kontinentit të vjetër. Interi duket se është në pole-position për të siguruar futbollistin e talentuar, në fund të këtij sezoni. Por sipas mediave angleze, tashmë është edhe Chelsea që është futur në garë për shqiptarin, ndërkohë që prej kohësh interesohet edhe Man.Utd. Gjithsesi, blutë e Londrës duken të gatshëm për t’u hedhur në sulm me ofertë konkretë për Kumbullën. Mësohet se janë gati 25 milionë euro të gatshme për të tentuar që të blejnë kartonin e lojtarit. Madje thuhet se trajneri Frank Lampard është aq i impresionuar nga paraqitjet e mbrojtësit kuqezi, saqë është gati të luajë edhe kartën-Jorginho (ish-Verona), për të bindur lojtarin që të transferohet në Stamford Bridge. Sidoqoftë, Marotta dhe Interi i tij mbeten në avantazh përsa i takon Kumbullës, përderisa mund t’i ofrojë Veronës, përveçse një shume të majme, edhe dy lojtarë me prespektivë si Salcedo dhe Dimarco.