Edhe Ergys Kace ndryshon skuadër në limit

Sport

Ndërron skuadër në limtitet e merkatos edhe një tjetër nga legjionarët shqiptarë si Ergys Kaçe. Mesfushori ka lëvizur përmes formulës së huazimit nga PAOK te AEL Larisa, po në kampionatin grek. Lajmi u zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit grek, megjithëse transferimi nuk është pritur edhe aq mirë nga presidenti i kampionëve të Greqisë, Alexis Kougias i cili deklaroi se huazimi i lojtarëve të tyre te ekipet kundërshtare bën që këto të fundit të përforcohen më tepër: “Kaçe është një lojtar me cilësi të mëdha dhe bëjmë gabim që e largojmë, por ego e tij më shtyu që të marr këtë vendim. Vazhdimisht kam deklaruar se jam kundër taktikës së dhënies me huazim të lojtarëve, sepse në të vërtetë ka zhvillime dhe ju e humbni atë për një vit dhe kundërshtari juaj do të bazohet te forma e atij. Prandaj unë kam refuzuar huazimet e shumë lojtarëve të rinj nga të gjithë ekipet greke, por edhe jashtë”, deklaroi Kougias.


Ergys Kaçe nuk është grumbulluar në listën përfundimtare të kombëtares shqiptare për dy eliminatoret e Euro 2020, ndaj Francës dhe Islandës, por do të jetë i gatshëm, pasi tekniku Edi Reja e ka përfshirë në listën e pritjes. Kjo do të jetë hera e katërt që Kaçe huazohet nga PAOK, teksa më parë ka qenë edhe te skuadrat e Anagennisi Epanomi, Viktoria Plzen dhe së fundi me gjigantët e Panathinaikos.