Edhe Man. City e ka nisur merkaton verore me një goditje, duke firmosur me Rodrin, spanjollin që është bërë gjithashtu futbollisti më i shtrenjtë i kampionëve të Anglisë. Për Rodrigo Hernandez – i njohur si “Rodri” -, janë paguar 70 mln euro tek Atletico e Madridit, ku sezonin e fundit shënoi edhe 3 gola në 47 aktivizime. Nndërsa të enjten ka ardhur edhe zyrtarizimi i transferimit tek “Citizens”.
Mesfushori 23-vjeçar është bërë kështu më i shtrenjti i blerë ndonjëherë nga skuadra që drejtohet prej Guardiolas, një rekord që mbahej nga Riyad Mahrez që sezonin e kaluar u ble për 67 mln euro nga Leicester. Gjithashtu është bërë e ditur se te Manchester City, mesfushori do të mbajë numrin 16, ndërsa ka firmosur një kontartë 5-vjeçare. Ai shihet si pasardhës i brazilianit Fenardinho, i cili është në një moshë 34-vjecare.
Vetë mesfushori spanjoll është shprehur i lumtur i është bashkuar një klubi që luan futboll sulmues. “Nuk janë vetëm titujt që ata i kanë fituar, por edhe mënyra sesi e kanë bërë, duke luajtur futboll sulmues tërë kohën. Është një stil që më ngazëllen, njëlloj si ambiciet e klubit. Mezi pres ta nis punën me Pep Guardiolën”, deklaroi Rodri, që 1 sezon më parë ishte blerë 25 milionë euro nga Vilareali .
Vetëm një ditë më parë, City pati zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit anësor 22-vjecar Angelino nga PSV Eindhoven. Në fakt ishte një ritkhim, pasi City e ribleu vetëm 1 vit pasi e kishte shitur tek skuadra holandeze. Ai ka nënshkruar për 4 vjet me kampionët e Premier League.