Eden Hazard orakull, gjeti 3 nga 4 gjysmëfinaliset

Sport

eden
Më mirë edhe se parashikuesit më të mëdhenj të këtij Botërori. Eden Hazard ka mundur të parashohë që tre javë më parë shumicën e gjysmëfinalisteve të këtij Botërori. Kapiteni belg, përmes një aplikacioni për smartphone, kishte bërë parashikimet e tij vetëm dy ditë përpara startit të Kupës së Botës. E duke plotësuar rrugëtimin deri në finale, belgu i Chelsea mund të thuhet se fillimisht gjeti 3 cifte të të tetave (Uruguaj-Portugali, Brazil-Meksikë dhe Angli-Kolumbi. Zhgënjim në parashikimet e Hazard kanë qenë Argjentina, e parashikuar si gjysmëfinaliste, si dhe Gjermania, e eleminuar që në grupe. Ndërsa ka goditur në shenjë për pjesën më të madhe me katër gjysmëfinalistet, duke gjetur përballjen e Belgjikës së tij me Francën, teksa ka gabuar vetëm me Argjentinën në vend të Kroacisë. Mbetet të shihet nëse profecia e tij do të realizohet deri në fund, me shpalljen e Belgjikës si kampione.

hazard
Deri atëherë, Hazard pret të ndeshet të martën pikërisht me “gjelat” francezë. Përfaqësuese për të cilën është zbuluar se bënte tifo në fillim vitet 2000. Konfirimimi i kësaj vjen nga një foto pikërisht e tre vëllezërve Hazard, Eden, Thorgan e Kylan, me fanelën e Zidane, pak kohë pasi Franca ishte shpallur kampione e botës. Një përfaqësuese që tashmë, dy të parët në foto (nga e djathta), do të kenë kundërshtar në Shën Petersburg për gjysmëfinalen e Botërorit e këtij viti. “Unë dhe vëllezërit e mi bënim shumë më tepër tifozllëk për Francën, sesa për Belgjikën, sepse jemi rritur me skuadrën e ’98-s. Në atë kohë nuk gjendeshin fanela të Belgjikës, prandaj vishnim ato të Francës. Atëherë për neve ekzistonte vetëm Franca e Zidane”, ka rrëfyer vetë Eden. Nga ajo kohë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Hazardi i madh, 27 vjeçar, është bërë një nga lojtarët më të fortë në botë, aq sa flitet se e ardhmja e tij është te Reali kampion i Evropës. Duke ndjekur Thorgen 25 vjeçar po mundohet të ndjekë gjurmët e të vëllait me Borusia Mënshengladab, kurse Kylian 22 vjeçar kërkon të nisë karrierën si profesionist tek Venlo në Holandë. Sidoqë të shkojë për ta, vështirë se në Belgjikë do të mund të shihen më fëmijë me fanelën e Griezmann apo Mbappe.