Ecuria e Grealish në Manchester Cityt…

Sport

Vetëm 3 gola dhe 3 asist në 25 ndeshje të luajtura. Ky është kontributi i Jack Grealish me fanellën e Manchester Cityt këtë sezon. I transferuar në Etihad për më shumë se 115 mln euro në verën e vitit të shkuar, pritshmëritë ishin më të larta për anglezin, i cili jo pak herë e ka gjetur veten në mes të kritikave sa i përket asaj çka lojtari ka dhënë në fushën e lojës.

Mirëpo, Pep Guardiola nuk pajtohet aspak me atë për të cilën thuhet për Grealish dhe ka një mendim krejtësisht tjetër. Trajneri i kampionëve në fuqi të Premier League e ka mbrojtur lojtarin, e ndër të tjera ka thënë se nuk e blenë kartonin e tij për të shënuar 45 gola në sezon.

“Jack po luan shumë mirë me ne dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Nëse nuk do të ishte kështu, atë herë do ia kisha konfirmuar. Grealish i ka statistikat më të mira sesa kur luante tek Aston Villa. Ai zotëron disa karakteristika ndryshe nga të tjerët dhe ne nuk e blemë atë për të shënuar 45 gola në sezon. Futbollistët sot luajnë për statistika dhe ky është gabimi më i madh që ata mund të bëjnë. Për mua, nëse dikush jep maksimumin, ndihmon shokët e skuadrës, si në mbrojtje, po ashtu edhe në sulm, atëherë kjo është e mjaftueshme”, janë fjalët e takticienit spanjoll.

Përgjatë kohëve të fundit, Grealish ka vuajtur nga disa probleme fizike, por tanimë është rikuperuar dhe pritet të jetë sërish pjesë e formacionit titullar të Manchester Cityt.