E thotë Dalic, Kroacia s’e ka frikë Anglinë

Sport

dalic
“Kroacia arriti të ndalë Messin, kështuqë është e aftë të përballet edhe me Harry Kane-in” kështu mendon trajneri i përfaqësueses ballkanase Zlatko Dalic. Kroacia dhe Anglia përballen në gjysmë-finalet e botërorit për të luajtur një biletë për finalen e madhe që luhet më 15 korrik në Moskë. “Ne besojmë në aftësitë tona, nuk e kemi frikë Anglinë” ka thënë Dalic. Aktualisht te skuadra e Gareth Southgate ka një situatë të vështirë për Raheem Sterling. Ylli i Manchester City-it nuk ka shënuar një gol për përfaqësuesen prej rreth tre vitesh dhe sfrustrimi për ta thyer këtë djetë të gjatë u pa qartë edhe në sfidën me Suedinë ku Sterling shpërdoroi mjaft raste vetëm e vetëm që të shkonte në rrjetë vetë.

dalic2

Sidoqoftë në Angli yje si Gary Neville apo David Beckham e kanë komentuar ngrohtë performancën e tij dhe i kanë dalë në mbështetje. Pikërisht shpejtësia dhe aftësia për të shërbyer Kane-in, cilësohen si tejet të rrezikshme nga Zlatko Dalic. 51-vjecari, trajner i Kroacisë që prej tetorit, e ka komentuar Anglinë si një skuadër që aplikon futboll të drejtëpërdrejtë. Për faktin se “Tre Luanët” luajtën me mjaft qetësi dhe e zgjidhën shumë lehtë sfidën me Suedinë e ka bërë Dalicin të thotë se Anglia nuk ka pika të dobëta. Sidoqoftë sikurse thotë ai, Kroacia nga ana e saj zhvilloi një lojë fantastike kundër Argjentinës së Messit dhe i ka të gjitha mundësitë për t’u përballur me “Kane & Co.” Gjithsesi problemi për kroatët duket gjendja fizike. Dy sfida me penallti dhe plot sforcime muskulore janë shqetësimi i vetëm për Dalicin.