Në letër, favoritja duket Franca, por që ishte edhe në Euro 2016, kur u befasua nga Portugalia. Ndërkohë që janë ngritur kuotat e Belgjikës. Pa lënë mënjanë as Kroacinë, që ka Modric. Po në fakt, ekziston një indicie që futbolli të kthehet… në shtëpi. Gjithçka ka lidhje me Pep Guardiolan. Pikërisht, vendi ku ai ka zgjedhur të punojë gjatë prej 2010-s, ka fituar gjithmonë Botërorin. Në 2010-n, Guardiola drejtoi Barcelonën, duke humbur Championsin pas eleminimit në gjysmëfinale me Interin, por fitoi La Ligën. Por ndërkohë ndodh që Spanja fiton Kupën e parë të Botës duke thyer Holandën e interistit Shnajder në finale. “Furitë e kuqe” fituan me një gol të Iniestës, simbol i Barcelonës që drejtohej pikërisht nga Pep.Në 2014-n ishte radha e Gjermanisë. Guardiola është trajner i Bajernit që dominon Bundesligën me një futboll harmonik dhe tepër efikas. Ecuria në Champions e bavarezëve të Pep u ndal sërish në gjysmfinale kundër Realit të Di Marias.
Argjentinasi e paguan këtë, duke humbur në finalen e Botërorit, jo më pak, por ndaj Gjermanisë. Dhe golin vendimtar e shënon Gotze, i cili në atë moment ishte një lojtar i Guardiolas tek Bajern.Nëse do të konfirmohet rregulli “nuk ka dy pa tre”, në Angli fërkojnë duart. Në vitin e Botërorit, Guardiola ka fituar Premier League me City-n, që ka disa lojtarë tek Kombëtarja angleze. Nëse vazdhon tradita e Guardiolas, pritet që “Tre Luanët” të arrijnë jo vetëm në finale, por edhe të fitojnë trofeun. Edhe sepse mallkimi i skuadrës që eleminon Guardiolan në gjysmëfinalen e Champions League, mund të verifikohet në gjysmëfinale. Tek Kroacia është Lovren i Liverpulit. Teksa Stones, Ëalker apo Sterling, tanimë ëndërrojnë goditjen që mund të dërgojë Anglinë në histori.