E pranon mbrojtësi i Midtjyland: Depay vetëm sa nuk më bëri të qaj

Sport

e-pranon-mbrojt-euml-si-i-midtjyland-depay-vet-euml-m-sa-nuk-m-euml-b-euml-ri-t-euml-qaj-video_hd.jpg

Mbrojtësi i Midtjylland, Andre Romer, ka pranuar se Memphis Depay i Manchester United është lojtari më i mirë ndaj të cilit ai ka luajtur.
Romer ishte viktimë e një performance të një niveli spektakolar nga holandezi Memphis Depay.

Lojtari holandez ka arritur që të shkëlqejë për herë të parë pas transferimit, dhe mbrojtësi i klubit jo shumë të njohur danez pranon se ishte i demoralizuar pasi kishte punë me Depay, shkruan Telegrafi.

“Unë kurrë nuk kam qenë më afër që të qaj pas një ndeshje se sa ndaj Unitedit”.

“Memphis është lojtari më i mirë ndaj të cilit kam luajtur. Ishte e vështirë që të bëj diçka ndaj një lojtari të tillë”.

“Ai është më i miri. Ai mund të bëjë çka do. Ai hyri në zonë, luante jashtë saj, më sillte përreth dhe më tejkaloi një herë në mënyrë të pabesueshme”, u shpreh Romer.