E papritur, tërhiqet një nga pikat kyçe të Kombëtares!

Sport

Mesfushori Migjen Basha ka konfirmuar tërheqjen nga Kombëtarja e Shqipërisë pas plot viteve të luajtura me fanellën kuqezi. Ja që çdo fillim ka edhe fundin e vet dhe kështu ka ndodhur edhe me mesfushorin shqiptar nga Kosova, i cili ka vendosur t’i jap fund karrierës me kombëtaren shqiptare në moshën 32-vjeçare, pas shumë viteve me fanellën kuqezi. Mesfushori qendror, i cili vazhdon karrierën me Aris në Greqi, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për konfirmuar largimin, teksa nuk ka harruar t’i falënderoj të gjithë për këto vite të kaluara dhe mundësinë. Sipas tij, koha tani është t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe lojtarët e rinj të luajnë me kombëtaren.

Postimi i Migjen Bashës:
“Mendoj se ka ardhur momenti i duhur per mua qe t’i dedikoj me tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, ti japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar. Dua te falenderojë nga zemra te gjithë lojtarët e ekipit kombëtar, shokët e miqte e mi gjatë këtyre viteve. Falenderoj stafin teknik te ekipit kombëtar dhe Federatën Shqiptare te Futbollit per mundësinë”, ka shkruar Basha. Ai u bashkua me kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2013, duke debutuar më 22 mars të atij viti me fitoren e madhe 1-0 në transfertën kundër Norvegjisë. Që nga ajo ditë, 33-vjecari ka luajtur 29 ndeshje me skuadrën kuqezi, duke shënuar edhe tre gola. Ai ishte një nga shtyllat e kombëtares edhe në arritjen më të madhe në historinë e saj që ishte kualifikimi në finalet e Europianit të vitit 2016.”