E papritur, legjenda e futbollit gjerman njofton tërheqjen e tij

Sport

94219200 philipplahm rex 550x309

Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

33 vjeçari, që ka qenë kapiteni i përfaqësueses Gjermane në fitoren e Kupës së Botës në vitin 2014, njoftoi vendimin e tij pas fitores së ekipit të tij ndaj Wolfburg, mbrëmjen e djeshme.

Dje ai regjistroi ndeshjen e tij të 501 për kryesuesit e Bundesligës.
“E kam njoftuar klubin se do të largohem nga futbolli në fund të stinorit”, ka deklaruar ai.

“Unë mundohem që të jap më të mirën në si në stërvitje ashtu edhe në lojë. Besoj se do ta vazhdojë një gjë të tillë deri në fund të stinorit, por jo më tutje. Kam vendosur që t’i jap fund”.

Një lajm i papritur ky për tifozët e Bayernit të cilëve u kanë mbetur edhe vetëm pak muaj për të shijuar magjitë që dhuron Lahm në fushë.
Në moshën 33-vjeçare pavarësisht se ka një kontratë që i skadon në vitin 2018 me skuadrën bavareze mbrojtësi i krahut të djathtë, do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.

Kapiteni i Bayernit ka arritur kuotën e 500 paraqitjeve në karrierë me bavarezët.