Heroi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka befasuar të gjithë.
Sulmuesi nga Elbasani ka zbuluar se sa është rritur vlera e tij në tregun e transferimeve.
25-vjeçari ka deklaruar se menaxheri i tij ka biseduar me klubin e Zurichut për ta kuptuar shumën që skuadra zvicerane e kërkon për ta lënë të lirë.
“Menaxheri im ka biseduar me drejtuesit e klubit dhe ata kanë thënë se kërkojnë 7,5 milionë euro për të më lënë të lirë”, deklaroi Sadiku.
Kujtojmë që para kampionati evropian Sadiku nuk vlente më shumë se 750 mijë euro, ndërsa pas paraqitjeve të mira vlera e tij është 10 fishuar.