Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, është i lënduar.
Por, ai nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ylli kosovar ka bërë të ditur se tashmë disa javë është duke u paraqitur me bri të thyer, lëndim të cilin e pësoi për Zvicrën në duelin kundër Estonisë.
“Një bri i thyer nuk më ndal mua!”, u shpreh Xhaka për të përditshmen gjermane “Bild”.