Ndodh ashtu siç e kishim paralajmëruar. Shqipëria ka ngjitur disa vende në renditjen e re të FIFA-s të zyrtarizuar sot. Portali “Albeu” kishte bërë më dije dy ditë më parë se do të fitonim 5 pozicione, dhe kështu ka ndodhur.
Tashmë kuqezinjtë tanë renditen në vendin e 37-të, teksa vendimtar ka qenë fitorja kundër Rumanisë, e cila është më lart në renditjen e FIFA-s,por ka zbritur nga vendi i 22-të në të 25-tën.
Kosova ndërkohë e sapo anëtarësuar gjendet në vendin e 190-të. Franca ka bërë një ngjitje të madhe me 10 vende, ndërkohë që Argjentina ruan vendin e parë, e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania.