Christian Eriksen do të qëndrojë tek Manchester Untied, të paktën deri në fund të sezonit, pavarësisht interesit të lartë të shprehur nga klubi I Galatasaray. Merkatoja dimërore në Turqi mbyllet ditën e Premte, e pikërisht për këtë arsye, gjigantët e Stambollit shresonin se do të arrinin një marrëveshje me Eriksen deri në çastet e fundit të afatit kalimtar.
Megjithatë, sikurse raportojnë mediat në ishull, Eriksen nuk do të largohet nga djajtë e kuq, por do të qëndrojë atje deri në verë. Ish-lojtari I Interit ka një kontratë të vlefshme deri në 30 Qershor të 2025-tës, mirëpo Aventura e tij në Old Trafford pritet të përfundojë një vit përpara kohe.
Danezi nuk është një prioritet në formacionin e trajnerit Erik Ten Hag, por është kthyer në një rezervë të rregullt, dickka që futbollisti nuk e preferon shumë, ndonëse duhet theksuar gjithashtu se Christian nuk ka qenë në formën e tij më të mirë fizike, për shkak të dëmtimeve, që nuk e kanë lejuar atë të shfaqë potencialin e tij të vërtetë. Mirëpo, paralelisht, ngjarje si këto, e kanë penalizuar në njëfarë pike lojtarin, që si pasojë, këtë edicion, është aktivizuar vetëm 1053 minuta në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, thuajse gjysmën e minutazhit total.
Në një situatë si kjo, 31 vjeçari është duke e marrë në konsideratë që të nisë një tjetër rrugëtim në karrierë dhe besohet shumë se kjo do të vijojë në Turqi, me Galatasarayn që mbetet klubi më I interesuar për të siguruar shërbimet e danezit.