Dino Topmoller, trajneri i Frankfurt:
“Jemi të vetdijshëm se kemi shumë gjëra që duhet të përmirësojmë. Sa më shpejt ta bëjmë këtë, aq më e thjeshtë do të jetë të gjejmë disa balanca. Këtë mbrëmje, përballemi me një skuadër të ndërtuar me kujdes. Është e vërtetë se po vuajnë disi aspektin fizik në ndeshjet e fundit, por në të gjitha sfidat, kanë qenë skuadra më e mirë në fushë dhe kanë patur po ashtu rastet më të mira. Është një skuadër e klasit botëror.
Numri i golave që kemi pësuar së fundmi është shumë i lartë, por kjo, nuk ka të bëjë me portierin. Është skuadra që duhet të përmirësohet në këtë aspekt dhe ky do të jetë një faktor shumë vendimtar, jo vetëm për ndeshjen e sotme, por edhe në javët në vazhdim.
Kemi një ekip të ri, që po përpiqet të provojë veten në skenën më të rëndësishme. Do të shohim sa larg mund të shkojmë, por unë kam parë një përkushtim të madh për të dhënë më të mirën. Kemi marrë mësimet tona nga ndeshjet e fundit dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe kur luajmë ndaj skuadrave më të më të mira.”
Nathaniel Brown, mbrojtës i Frankfurt:
“Është një objektiv i rëndësishëm për mua që të luaj kundër skuadrave më të mira të botës. Mendoj se është një mundësi e mirë për të provuar aftësitë e tua e për të mësuar më shumë se si mund të përmirësohesh. Por pavarësisht kundërshtarit që kam përballë, nuk e ndryshoj mënyrën se si përgatitem. Për më tepër, nuk është se do të përballem i vetëm me Mo Salah, por do të kemi edhe skuadrën që do të më mbështesë. Jemi gati për të dhënë gjithçka, pasi e dimë se do të jetë një ndeshje e vëshirë, por me shumë rëndësi për objektivat tona.”
Arne Slot, trajneri i Liverpool:
“Kur vesh dhe luan me fanellën e Liverpool-it, duhet të synosh gjithmonë të fitosh. Mendoj se ende kemi gjëra të cilat mund të intrepretojmë më mirë, por këtë duhet ta bëjmë pa u vetkënaqur. Është me rëndësi që të qëndrojmë të përulur në fushën e lojës. Këtë herë luajmë kundër Frankfurtit, që në shtëpi, në stadiumin e tyre, kanë një atmosferë të ngjashme me atë të Galatasaray-t. Pra, nuk pres një situatë shumë të ndryshme. Lojtarët tanë gjithësesi janë mësuar të luajnë në kushte të tilla. E vetmja gjë që duhet të bëjmë, është t’i qëndrojmë planit tonë të lojës dhe të mos përsërisim të njëjtat gabime. E dimë se pritshmëritë ndaj nesh janë të mëdha, por nuk duhet të shpërqëndrohemi nga asgjë që nuk ka lidhje me fushën e blertë. Të jesh pjesë e këtij klubi, e bën normale të kesh gjatë gjithë kohës presion mbi vete. Këtu nuk flas vetëm për veten time, por kryesisht për lojtartët. Gjithësesi, jemi me fat që kemi një grup lojtarësh të shkëlqyer, që e njohin rëndësinë e fanellës dhe të asaj se çfarë përfaqëson kjo skuadër.”
Dominik Szoboszlai, mesfushor i Liverpool:
“Gjëja më e rëndësishme për ne aktualisht është të shfaqim karakter. Duhet të tregojmë se çfarë është i aftë të bëjë Liverpool-i dhe se kemi mësuar nga gabimet e bëra. Pikërisht kjo ishte ajo që bëmë edhe në një situatë të ngjashme në sezonin e shkuar. Kemi shumë cilësi e potencial, ende të pashprehur në mënyrën e duhur. Këtë mund ta bëjmë realitet vetëm ne. Kemi një kundërshtar të fortë e dinamik përballë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Mund të zgjidhim ndeshjet në gjitha mënyrat e mundshme, por këtë duhet ta tregojmë në momentet e duhura.”