E.FRANKFURT – GALLATASARAJ, TS3 HD, 21:00

Sport

HANSI – Dino Topmoller

E dimë që nuk kemi shortin më të lehtë por në futboll ke gjithmonë shanset e tua. Eshtë fantastike të luash në Champions League me Eintracht. Ne kemi punuar shumë për t’ia arritur, dua të argëtohemi dhe ta shndërrojmë në një mbrëmje speciale me një rezultat pozitiv. Galatasaray ka një skuadër të fortë që luan futboll cilësor dhe do të jetë një sfidë e luftuar difensivisht. Çelësi do të jetë intensiteti dhe kualiteti në lojën me topin. Knauf është një lojtar i rëndësishëm në lojën tonë. Ndërsa Gotze që u rikthye dy ditët e fundit, nuk do të ketë ndonjë rol në këtë ndeshje. Pak rëndësi ka nëse luan Osimhen apo Icardi. Të dy janë lojtarë që krijojnë probleme për mbrojtjet kundërshtare. Pa harruar Sane, një lojtar që më pëlqen shumë. Përba…

 

MOLGEN – Chaibi

Champions League është realizimi i një ëndërre për mua. Një zhvillim në planin personal pasi më herët luajta në Conference League dhe Europa League. Galatasaray ka një skuadër shumë të fortë, sidomos pas merkatos së kësaj vere. Tifozët janë lojtari ynë i 12 që kur ne jemi të ezauruar na japin një shtysë për të mos u dorëzuar. Unë fokusohem në paraqitjen time dhe do të vazhdoj të jap gjithcka për skuadrën.

 

MOLGEN – Okan Buruk

Këtë vit kemi pritshmëri të larta. Ne kemi ndërtuar një skuadër shumë të fortë për të krijuar të tilla pritshmëri. Kemi kapacitetin për tu përballur me rivalët tanë në Champions League. Kur gjithcka ecën mirë besoj se kjo skuadër mund të shkojë larg. Sigurisht që sukseset janë ato që vlejnë por ti arrish me hapat e duhur dhe përmirësim të dukshëm, është gjithashtu thelbësore. E kemi bërë këtë në vitet e fundit. Këtë sezon në Champions League besoj se mund të paraqitemi akoma më mirë. Kjo pasi kemi rregulluar detajet e vogla që vendosin ndeshjet.

 

HANS – Kan Ayhan-

“Në Kombëtare biseduam me Can Uzun për këtë ndeshje. Jam i bindur që ai do të na ndihmojë shumë në Kombëtare për vitet e ardhshme. Por sot shpresoj që të mos e ndihmojë Frankfurt-in. Ne do të bëjmë maksimumin për ta ndaluar në një ndeshje që vë përballë dy skuadra cilësore. Shpresoj të kthehemi në shtëpi me një fitore. Gjithashtu shpresoj të bëjmë një sezon të suksesshëm në Champions League”.