E dini si ka nisur historia e dashurisë së Ronaldos dhe Georginës?

Sport

georgina
Sa më shumë flitet për ndarje të mundshme, aq më shumë të dashuruar ndihen Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez. Ata po jetojnë një romancë të lumtur dhe kanë një vajzë të quajtur Alana Martina. Ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur me nëna zëvëndësuese, binjakët 2-vjeçarë Eva dhe Mateo, si edhe 8-vjeçarin Cristiano JR.Por si lindi dashuria e tyre?Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo u takuan ndërsa ajo punonte si asistente në një dyqan të Guçit në Madrid.Dhe modelja pranoi se ishte dashuri me shikim të parë me yllin e futbollit.

ron dtl

25-vjeçarja pranoi se të ndjenja ishte e ndërsjellët pasi u panë për herë të parë në qershor 2016.”U takova për herë të parë më Ronaldon tek Guçi, ku punoja si asistente shitje. Disa ditë më vonë e pamë përsëri njëri-tjetrin në eventin e një marke tjetër,”-tha Georgina për revistën italiane Elle. “Aty folëm të qetë në një atmosferë relaksimi, dhe jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy.”