E dini kush e ka shndërruar Ronaldon në atë që është sot?

Sport

ron tiwtt

Cristiano Ronaldo prej më shumë se 1 dekade luan në nivelin më të lartë të mundshëm, ku ka arritur suksese të jashtëzakonshme. Ndikimi i tij tek një skuadër kuptohet qartë kur sheh krizën e Real Madrid dhe mentalitetin fitues të Juventus. Por, veç talentit dhe punës së palodhur të tij, Ronaldo gjithmonë ka folur me elozhe edhe për ish-trajnerin e tij, Sir Alex Ferguson. Ndërsa së fundmi, Miralem Pjaniç zbulon se cili lojtar ka ndikuar më së shumti tek portugezi. Mesfushori boshnjak tregon se Ronaldo i ka thënë se Paul Scholes tek Manchester United, ka qenë futbollisti që ka ndikuar më shumë tek ai. Portugezi ka thënë se ka ndryshuar shumë në stilin e tij të lojës prej këshillave të Scholes.

miralem pjanic juventus 1f1yg6w2orani1aq3jdhvj1fj3

Ai ka zbuluar gjithashtu se kur ishte në Manchester, stërvitej së bashku me ish-lojtarin anglez, që e ndihmoi të përmirësonte pikat e tij më të dobëta. Pjaniç thotë se sa herë i jepet rasti, Ronaldo flet me elozhe për Scholes, të cilin e konsideron jo vetëm si një profesionist për t’u marrë shembull, por edhe si mesfushor më perfekt që ai ka parë të luajë futboll. Ndërsa vetë Pjaniç i pyetur se cilët futbollistë kanë ndikuar më shumë tek loja e tij, ai përmend emra si Zinedine Zidane, Xavi apo Iniesta, kurse nga lojtarët me të cilët ka patur mundësi të luajë, ai veçon pa hezituar Andrea Pirlon.