E bujshme në Madrid, “koka” e Realit po mendon ikjen?

Sport

Zinedine Zidane është gati që të japë dorëheqje si trajner i Realit të Madridit. Sipas britanikëve të “The Independent”, të cilët bazohen te një seri komentesh bërë nga gazetari i “El Pais”, Diego Torres, raportohet se trajneri francez ndihet i tradhtuar nga presidenti Florentino Perez në merkaton e kësaj vere dhe skuadra me të cilën ai duhet të punojë këtë sezon. Ai është aq i zhgënjyer që Perez nuk i ka afruar Paul Pogbanë, prandaj në këtë situatë, gjithmonë sipas raportimeve të mediave angleze por që nuk gjejnë konfimim në Spanjë, Zizou është gati të dorëhiqet për herë të dytë në harkun e një viti. Realisht në kampin madrilen mbizotëron një gjendje jo fort e qetë, para startit të kampionatit që do t’i shohë Ramos me shokë në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Celta Vigo.

Vera nuk ka shkuar ashtu siç duhej, pavarësisht përforcimeve të ardhura nga merkato. Një situatë dyshuese dhe të qeni nën presion vijon të shoqërojë klubin, nga lojtarët e deri tek stafi teknik. Kjo nuk është mënyra më e mirë për të filluar sezonin, nëse “Los Blancos” arrijnë të çlirojnë veten prej ndeshjes së parë e në vazhdim. E nga nisja e kampionatit mund të varet shumë edhe e ardhmja e Zidane. Gjithmonë nëse do të konfirmoheshin zërat se është duke menduar dorëheqjen.