Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci mund të braktisë kampionët e Italisë në fund të sezonit. Edhe pse po negociohet për kontratën e re, mediat angleze shkruajnë se ai dëshiron që të bashkohet me strategun spanjoll që e kërkoi me ngulm edhe gjatë kësaj vere.
Lajmi i bujshëm konfirmohet nga drejtori ekzekutiv i Manchester City-it, Soriano në një intervistë për “Rac1”, raporton Albeu.
“Shumë lojtarë duan të luajnë për Pep Guardiolën. Për shembull mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci dëshiron të luajë për të dhe e ka telefonuar. I kam telefonuar Drejtorit Sportiv të Juventusit dhe më ka thënë që nuk do ta shesë”, u shpreh ai.