E ardhmja e Dybalas ende në dyshim, ja lëvizja që pritet të bëjë Roma për lojtarin

Sport

Teksa po i afrohemi fundit të sezonit, e ardhmja e Paulo Dybalas mbetet një prej temave më të diskutuara të merkatos. Fantazisti argjentinës u bë pjesë e Romës në verën që lamë pas, dhe duhet thënë se deri më tani, ka zhvilluar një sezon relativisht pozitiv. Ndonëse ka qenë i kushtëzuar edhe nga problemet fizike, përsëri, Dybala, ia ka dalë që të shënojë 14 gola dhe të japë 8 asiste për shokët e skuadrës, duke u kthyer në këtë mënyrë në futbollistin më produktiv të skuadrës së Jose Mourinhos.

Kampioni i botës ka një kontratë të vlefshme me klubin kryeqytetas deri në verën e 2025-tës, mirëpo në verën që po vjen, atij do t’i aktivizohet një klauzolë prej 12 mln eurosh, që do të jetë e vlefshme për klubet jashtë Serie A.

Duke e parë situatën në një dimension të tillë, drejtuesit e klubit nuk do të ishin aspak të lumtur që një lojtar si Dybala të largohej për një shumë kaq të ulët nga “Olimpico”. Si pasojë, mediat italiane raportojnë se agjenti i futbollistit ka zbarkuar në kryeqytet për të t’u takuar me drejtuesit e Romës e për të biseduar për të ardhmen e klientit të tij.

Mundësia që Dybala të rinovojë me klubin verdhekuq është e lërtë, e nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë do të eliminohet klauzola e sipërpërmendur, e gjithashtu do të ketë edhe një përmirësim të termave finanfiarë të futbollistit. Në të kundërt, klube të ndryshme të kontinentit, përfshirë këtu edhe ato të Serie A, do të nisin sulmin për të siguruar shërbimet e 29 vjeçarit.