E ardhmja e Adrien Rabiot, një klub anglez interesohet për lojtarin e Juventusit

Sport

Teksa I afrohemi fundit të sezonit, gjithmonë e më e paqartë  bëhet e ardhmja e Adrien Rabiot, të cilit I skadon kontrata në fund të Qershorit. Herë pas here, vetë mesfushori është shprehur se është I hapur për gjithçka, duke lënë të nënkuptuar se edhe mund të rinovojë me Juventusin, pjesë e të cilit është që prej 2019-tës.

Situata e momentit tek Juventusi, nuk është as në ajër, as në tokë, duke qenë se klubi bardhezi I ka ende të hapura çështjet me drejtësinë, si me atë italiane, po ashtu edhe me UEFA-n, që ka hapur një hetim për mashtrim financiar të klubit torinez.

Në rast të ndonjë pezullimi nga kompeticionet europiane, atëherë, qëndrimi I Rabiot në Allianz Stadium do të ishte thuajse I pamundur, duke marrë në konsideratë se ngërçi financiar do të komplikohej më tepër.

Sidoqoftë, deri më tani, interesimet nga klubet e ndryshme për Rabiot nuk kanë munguar. I fundit që kërkon shërbimet e francezit, është Manchester United. Djajtë e Kuq, të udhëhequr nga Erik ten Hag duan të përforcohen në mesfushë dhe trajneri I tyre mendon se Rabiot është pikërisht futbollisti që do t’I bënte mjaft punë organikës së tij.

Nëse do të vendosë për t’u larguar përfundimisht nga Juventusi, atëherë është mëse e besueshme që Rabiot të transferohet në Premier League. Tek Manchester United ose jo, kjo mbetet për t’u parë, por muaj më herët, vetë lojtari është shprehur se do të donte shumë që të provonte një aventurë në ishull.